06 Maj 2024

Prodhimi industrial i Turqisë vazhdon të rritet me shpejtësi

Stamboll, 10 prill - Prodhimi industrial i Turqisë vazhdon të rritet me shpejtësi. Në muajin shkurt 2012 prodhimi industrial regjistroi një rritje me 4,4 për qind.

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të dhënat e indeksit të prodhimit industrial për shkurtin 2012.

Rritja me 4,4 për qind e indeksit të prodhimit tregon se \"ingranazhet\" e industrisë kanë funksionuar më së miri.

Indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve u rrit në nivelin 6,9 për qind; ai i sektorit të prodhimit në 0,32 për qind; ndërsa indeksi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit natyror, avullit dhe ajrit të kondicionuar shënoi një rritje me 12,5 për qind.

Ndërkaq, Ministri turk i Shkencave, Industrisë dhe Teknologjisë, Nihat Ergyn deklaroi se prodhimi industrial ka arritur nivelin më të lartë të muajit shkurt nga viti 2005 e deri më sot.

Ergyn theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike në botë, të dhënat e prodhimit industrial për muajin shkurt 2012 janë tregues i zhvillimeve pozitive në Turqi.

Duke nënvizuar se e gjithë bota po përballet me problemin e mosarritjes së objektivave në ekonomi dhe prodhim, Ministri Ergyn tha: \"Industria e Turqisë po demonstron një performancë përmbi pritshmërinë e çdokujt.\"

\"Si qeveri, ne po përpiqemi me të gjitha mundësitë që t\'ia hapim rrugën industrialistëve tanë, në mënyrë që ata të shfaqin një performancë akoma më të lartë. Jemi të bindur që edhe sistemi i ri stimulues do të ketë një efekt të fuqishëm në rritjen e shpejtë të industrisë së vendit tonë.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)