03 Maj 2024

Porsche me modelin më kursimtar

Paris, 28 shkurt - Në fillim të muajit mars në sallonin e automobilave në Gjenevë, Porsche do të na prezantojë modelin e ri në segmentin e hibridëve, dhe më kursimtarin deri më tani, Panamera S Hybrid, i cili në ciklin e kombinuar evropian harxhon gjithsejtë 6.8 litra karburant në 100 kilometra.

Nën kapakun e përparmë të hibrid Panamera-s gjendet motori i njohur me benzinë me 333 KF, V6 me injektimin e drejtpërdrejtë dhe motori elektrik i cili prodhon 47 KF.

Fuqia në rrotat e pasme transmetohet nëpërmjet ndërruesit automatik me tetë shpejtësi Tiptronic, ndërsa në Porsche pohojnë se këtë automobil mund ta vë në funksion secili motor veç e veç, pra në mënyrë të pavarur (ai elektrik deri në largësi prej dy kilometra dhe shpejtësi deri në 85 kilometra në orë), si edhe ata mund të punojnë bashkë në të njëjtën kohë.

Porsche Panamera më kursimtare nuk është njëherësh edhe më i ngadalshmi, dhe është “i aftë” që të përshpejtojë nga vendi deri në 100 kilometra në orë për gjashtë sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale prej 270 km/h.

Çmimi i paralajmëruar i Porche Panamera S Hybrid për tregun gjerman është 106.185 euro me tatim, ndërsa në shitje do të gjendet në muajin korrik të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)