02 Maj 2024

Përpunuesit kosovarë të drurit pranohen ne UEA

Prishtinë, 15 nëntor - Federata Evropiane e Prodhuesve të Mobileve (UEA) ka pranuar si anëtare të plotë Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe të Shqipërisë në mbledhjen e tyre të fundit të mbajtur në Estoni, ka njoftuar SHPDK të hënën më 14 nëntor 2011.
 
Anëtarësimi i SHPDK-së është i plotë dhe me të drejta të barabarta me të gjitha shoqatat tjera antarë të UEA-së. Në mbledhjen e njejtë të mbajtur në Estoni, është zgjedhur edhe kryetari i ri i UEA-së Z. John Alston nga Britania. Kryetari i ri është pronar i kompanisë familjare të prodhimit të mobileve në Britani Alston Furniture, që është një nga brendet më të njohura të këtij sektori në Britani.
 
Shoqata e Përpunuesve të Drurit është krijuar më 2004,dhe ka 105 anëtarë. Në kuadër të saj organizohen panaire të përpunuesve të drurit si dhe organizohen prezantime te prodhueve Kosovarë të mobileve në panaire të ndryshme në rajon.
 
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës Z.Hashim Deshishku: Tha se ky pranim është i rëndësishëm për industrinë pasi do ti mundësojë kompanive Kosovare të depërtojnë më lehtë në tregun ndërkombëtar dhe cfare eshte shume me rendesi te jene te informuar dhe te lobojne per mbrojtjen e interesave te perbashketa qe ka sektori kundrejt rregullave e ligjeve te ndryshme qe aprovon BE per kete industri. 
 
Drejtoresha Ekzekutive e SHPDK Znj.Arieta Vula Pozhegu tha se SHPDK ka pasur deri me tani disa vizita nga të sekretarit gjeneral nga Federata Z.Bart De Turck në Kosovë dhe kur ata e kanë vleresuar SHPDK si nje shoqate serioze dhe kredibile kanë vendosur që të na mundesojne te jemi pjese e Federates Evropjane UEA. Ky pranim do të na ndihmojë në zgjerim të tregut dhe ngritje të eksportit, investimeve,  kooperimeve te ndryshme brenda kompanive aq shumë të nevojshëm për Kosovën”, ka thënë ajo.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)