27 Mars 2023

Pastrohen mbetjet industriale

Prishtinë, 25 gusht - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të mbyllë zyrtarisht nëser projektin Pikat e Zeza në Artanë.

Të pranishëm do të jenë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula Shiroka, përfaqësuesë të qeverisë donatore, Drejtori i UNDP-së, Parviz Fartash, dhe zyrtarë lokalë.

Projekti Pikat e Zeza (Hot Spots) gjatë kohëzgjatjes trivjeçare siguroi një përparim të dukshëm në pastrimin si dhe zhvillim të qëndrueshëm në pikat e zeza në Stantërg dhe Artanë. Projekti dha kontributin e vet duke ndihmuar përpjekjet e qeverisë së Kosovës në implementimin e politikave mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm sipas standardeve evropiane.

Projekti është financuar nga qeveria e Holandës me vlerë prej 1, 610.000 US dollarë dhe është drejtuar nga UNDP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)