01 Maj 2024

OPEC rrit prodhimin e naftës në 31 milionë fuçi naftë në ditë

Vjenë, 2 maj - Oferta për naftë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka arritur në nivelin më të lartë të 4 viteve të fundit.

Autoritete të OPEC-ut, muajin e kaluar organizata prodhonte mesatarisht 31 milionë e 320 mijë fuçi naftë në ditë, ndërsa këtë muaj prodhimi u rrit në 31 milionë e 750 mijë fuçi në ditë.

Kjo shifër rezulton në 2 milionë fuçi më shumë se sa objektivi i ofertës për naftë, vendosur nga vendet e OPEC-ut.

Ndërkohë që oferta për naftë e Iranit në tregjet ndërkombëtare ka rënë për shkak të masave detyruese, Iraku, Arabia Saudite, Libia, Angola dhe Nigeria kanë shtuar prodhimin e tyre ditor.

Autoritetet të kësaj organizate ndërkombëtare theksuan se gjatë dy muajve të fundit prodhimi i naftës në Iran është ulur në nivelin e vitit 1990, kurse muajin e kaluar ka rënë në 3 milionë e 150 mijë fuçi në ditë.

Kurse tregjet ndërkombëtare kaluan në rënie, pasi aspektativat janë për rritje akoma më shumë të prodhimit dhe ngadalësim të ekonomive. Në bursën e Londrës një fuçi naftë e tipit Brent ra në 119 dollarë, ndërsa në bursën e Nju-Jorkut një fuçi naftë e papërpunuar kushton 104 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)