28 Prill 2024

Nissan Infiniti arrin këtë vit në treg

Tokio, 12 janar - Modeli i ri nga “Infiniti” më në fund arrin këtë vit kur edhe do të duhej të paraqitej në treg.

“Nissan” së fundi ka arritur marrëveshje me prodhuesin kanadezo-austriak “Magna Steyrom” për prodhimin e modelit të ri, prodhim i cili do të duhej të fillonte këtë vit në Graz.

Bëhet fjalë për konceptin e paralajmëruar kohë më parë, atë Etherea dhe i cili në të vërtetë do të duhej të ishte konkurrent për Audi A3, BMW seria 1 dhe premium vogëlushit e ngjashëm.

Më tutje, ky automobil do të bazohet në platformën e “Mercedes-it” atë MFA, pra në atë të njëjtën të cilën e shfrytëzojnë edhe gjeneratat e reja të modeleve A dhe B klasës.

Të rikujtojmë që Renault-Nissan dhe Daimler janë partnerë strategjikë, ndërsa bashkëpunimi i tyre përfshin edhe ndarjen mes vete të platformave, motorikës dhe komponentëve tjerë.

Kështu në ofertë me siguri që do të gjenden versionet me motorët e “Mercedes-it” me katër dhe gjashtë cilindra. Ky automobil do të shitet në shumë tregje nëpër tërë botën, ndërsa në vit do të prodhohen ndërmjet 50.000 dhe 60.000 copë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)