02 Maj 2024

Ndërtuesit kërkojn ambient më të voltishem për biznes

Prishtinë, 25 qershor - Shoqata e ndërmarrjeve ndërtimore dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, mbajtën një Kuvend pune, me ç’rast është diskutuar rreth problemeve dhe sfidave më të cilat ballafaqohet sot komuniteti biznesor në vendin tonë.

Afaristë dhe përfaqësues të ndërmarrjeve ndërtimore, pasqyruan pikëpamjet dhe sfidat e tyre me të cilat ballafaqohet sot komuniteti i ndërtimit.

Me këtë rast është vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet të lehtësojë zhvillimin e këtij biznesi, duke aplikuar politika progresive dhe favorizuese.

Me këtë rast është vlerësuar se hartimi i një strategjie nacionale për tregun e lirë, dhe hipotekave, është nevojë imediate për komunitetin e ndërtimit në Republikën e Kosovës.

Në këtë kontekst, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, theksoi se parim themelor i OEK-ut është forma e dialogimit dhe partneritetit, sepse vetëm duke qenë të organizuar mund të hartojmë praktika efektive, por edhe t’i tejkalojmë promet më të cilët ballafaqohet sot komuniteti i hipotekave.

“Duke pasqyruar pikëpamjet tona rreth sfidave dhe problemeve të shumta që ballafaqohet komuniteti i hipotekave (ndërtimtarisë dhe prodhimit), kërkojnë sy çelësi, veçmas format e financimit, të cilat në mënyrë indirekte ndikojnë në afarizmin e këtij biznesi."

"Nuk kemi të bëjmë këtu vetëm me financimin direkt, por edhe me efektet e blerjes së aseteve dhe vlerave qe krijojnë. Duke marrë për bazë të gjitha këto probleme, ne në bashkëpunim me BQK-në, kemi avancuar partneritetin e dialogimit në partneritetin publiko-privat, sepse vetëm duke qenë konkret dhe praktik mund t’i tejkalojmë të gjitha sfidat”, theksoi Gërxhaliu.

Ai shtoi se vet faktet që prekin në vete pika kyçe qe diktojnë afinitetin e rregullave të menaxhimit të hipotekave siç janë: vetëdijesimi publik për çështje financimi, regjimi i rregullave të financimit, krijimi i dokumenteve të standardizimit për hipoteka, përmirësimi i financimit afatgjatë etj., ndikojnë në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë financiare.

“Rritja e shkallës së vetëdijesimit dhe përgjegjësisë ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin ekonomik të ndërmarrjeve, në kontekst të të cilit rritet stabiliteti social, duke kontribuuar në buxhet, punësim dhe në qëndrueshmërinë e shtetit”, theksoi Gërxhaliu. 

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ndërtimore, Nebi Zariqi, theksoi se komuniteti i ndërtimit në lëmin e investimeve në sektorin e vet është ballafaquar me sfida të llojeve të ndryshme, por është tejet e rëndësishme qe të rritet forma e bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve të ndryshme ndërtimore, në mënyrë qe të hartojmë principe të cilat lehtësojnë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij segmenti.

“BQK është duke marrë disa hapa të rëndësishëm për përkrahjen e komunitetit të ndërtimit. Deri më tash komuniteti i ndërtimit ka pasur një përkrahje të vogël nga ana e bankave komerciale, por kjo ka qenë e pamjaftueshme."

"Por projekti i BQK-së rreth kësaj çështjeje ka zgjuar interes të madh të komuniteti i gjerë hipotekar, dhe ne presim qe ky projekt, ose kjo strategji të hartohet dhe të hyjë në funksion sa më shpet qe është e mundur. Ne jemi të angazhuar qe ti tejkalojmë të gjitha ato pengesa qe bankat komerciale i kanë në raport me ne, por edhe pengesat tjera qe dalin në ndërmarrjet ndërtimore”, theksoi Zariqi, duke theksuar se komuniteti i ndërmarrjeve ndërtimore këmbëngul në planet dhe politikat që lehtësojnë shtrimin e këtij biznesi, por edhe qe garantojnë përgjegjësi në vlera dhe cilësi.

Duke folur rreth rritjes së efektivitetit të ndërmarrjeve ndërtimore e hipotekare, Zariqi thekson se “Qeveria duhet të krijojë në mjedis të përshtatshëm afarist dhe një sërë lehtësimesh adekuate qe do të nxisin kapitalin privat për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm afarist”, theksoi Zariqi. 

Ndërkaq, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, theksoi se BQK-ja është angazhuar në përkrahjen e ndërtimin e zhvillimit të strategjisë dhe politikës nacionale për tregun hipotekar.

“Kjo strategji është duke u zhvilluar edhe me përkrahjen e MEF-it dhe BQK-së,kryesisht me financim sipas ekspertizave teknike por edhe aspekteve tjera, e cila është duke u përkrahur nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve. Partneriteti i BQK-së dhe DTH të SHBA-së, do të vazhdojë të paktën edhe për dy-tri vite, në mënyrë që të rrumbullakohet strategjia dhe politika nacionale të tregut hipotekar”, theksoi Gërguri.

Komuniteti i ndërmarrjeve ndërtimore në takimin e sotëm, shprehën shqetësimin e tyre për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe aplikimin e tarifës për 35 për qind të importit të çimentot nga Shqipëria. Ata kërkuan qe qeveria e Kosovës duhet të lehtësojë sektorin e bizneseve hipotekare, jo të rëndojë dhe vështirësojë komunitetin e bizneseve private. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)