17 Maj 2024

Nafta ruse ESPO do të zëvendësojë naftën Brent

Moskë, 30 tetor - Operatorët e tregut botëror të naftës po kërkojnë të gjejnë një etalon të ri çmimi, të aftë për të zëvendësuar atë të përzierjes Brent në Londër. Kjo u njoftua nga gazeta "The Wall Street Journal Europe".

Pozitat e naftës Brent po dobësohen për shkak të shterimit të shpejtë të rezervave të Detit të Veriut.

Sipas botimit, shanset më të mëdha për ta zëvendësuar atë i ka nafta ruse e njohur në tregjet botërore si ESPO. Kjo lloj nafte transportohet nëpërmjet tubacionit me itinerar "Siberia Lindore - Oqeani Paqësor" në Azi.

Ekzistojnë të gjitha gjasat për të besuar se në vitin 2015 ESPO do të kthehet në etalonin e çmimit rajonal, pikë së pari për Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Ndërsa nga ky status nuk është larg shndërrimi në standartin absolut të tregut botëror të kontratave “futures”, mendojnë ekspertët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)