21 Maj 2024

MPB dhe KE kundër punës së detyruar

Prishtinë, 12 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Komisionin Evropian po mbajnë një punëtori dy ditore për përmirësimin e efikasitetit në luftë kundër punës së detyruar.

Në hapje të kësaj punëtorie morën pjesë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Fraçois Fitou, gjyqtarë, prokuror, zyrtarë policor vendor dhe ndërkombëtarë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sasa Rasic, pasi falënderoi të pranishmit, theksoi se gjatë dy ditëve të kësaj punëtorie së bashku me kolegët francezë do të dëgjojmë përvojat e tyre, strategjitë, objektivat, mekanizmat operativë dhe instrumentet që shfrytëzojnë të luftojnë këtë dukurie negative.

“Një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore. Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe për këtë kemi hartuar dokumente strategjike dhe të tjera përcjellëse dhe rezultatet janë të prekshme”, tha zëvendësministri Rasic.

Zëvendësministri Rasic vuri në dukje se forma e trafikimit me qenie njerëzore ka karakter rajonal dhe global dhe kërkon përkushtimin e të gjitha shteteve rrjedhëse që janë vende transit dhe vende destinacioni dhe për këtë bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm në shkëmbimin e informatave dhe të përvojave.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Fraçois Fitou, tha se trafikimi me qenie njerëzore është një krim shumë i rëndë dhe duhet të luftohet në mënyra të ndryshme, juridike, administrative, politike dhe diplomatike. Kjo është një punë kolektive dhe në këtë mënyrë kjo dukuri negative duhet të luftohet me efikasitetin më të madh.

“Gjatë dy ditëve të kësaj punëtorie dy gjëra janë të rëndësishme, partneriteti i Kosovës dhe Francës që kemi eksperiencë të komunikojmë, ku gjithmonë është fundamnetale lidha ku nuk ka inferioritet, apo superioritet, ky është koncepti evropian dhe e dyta është profesionalizmi, nuk duhet të fshehim për vështirësinë gjatë punës dhe duhet të tregohet realiteti pa tentuar të fshehim atë”, tha ambasadori Fitou.

Gjatë ditës së parë të kësaj punëtorie kanë folur edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, zyrtarë  të Policisë së Kosovës etj. Gjatë këtyre dy ditëve do të shkëmbehen eksperiencat e ekspertëve francezë të fushës, me gjyqtarë, prokurorë, policë dhe inspektorëve të punës të Republikës së Kosovës.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)