04 Maj 2024

MMPH thellon bashkëpunimin me Kroacinë

Zagreb, 11 korrik - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, po qëndron në Republikën e Kroacisë, me ftesë të ministrit të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor, Ivan Vdrovljak.

Gjatë vizitës dyditore, ministri Gashi u takua më ministrin Vrdovljak, kryetarin e Komunës së Zagrebit, Milan Bandic dhe zëvendësministrin për  Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës, Hrvoje Dokoza.

Në takimin me ministrin Vrdovljak, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit dhe legalizimit të objekteve pa leje në Kosovë.

Ministri Gashi kërkoi përkrahjen e Republikës së Kroacisë në reformat e ndërtimit dhe legalizimit, duke pasur parasyshë  se edhe Kroacia është përafërsisht  në të njëjtën pozitë sa i përket këtij problemi.

Ai shtoi se Kosova është e gatshme të mësojë nga përvojat e Ministrisë së Ndërtimit lidhur më çështjen e dhënjeve të lejeve.

Gjithashtu u bisedua edhe rreth projekteve në fushën e energjisë, ndërtimit dhe banimit social, për të cilat Ministri Vrdovljak tregoi interesimin e vendit të tij për bashkëinvestim.

Njëkohësisht u diskutua edhe rreth reformave që duhet të ndërmirren nga të dyja vendet për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit me kryetarin e Zagrebit, Milan Bandic, Ministri Gashi falenderoi kryetarin e Zagrebit për nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Zagrebit dhe Prishtinës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e dhënë nga ana e  qytetit të Zagrebit për planin hapësinor të Prishtinës.

Në pritjen që i bëri zëvendësminitri për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, Ministri Gashi shfrytëzoi rastin të falenderojë Qeverinë Kroate për partneritetin në disa projekte shumë të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit, siç është Projekti i Rrjetit Regjional Ambiental për Anëtarësim (RENA).

Ai vijoi se Ministria që ai drejton është më se e interesuar të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke përmendur asistencën që mund të ofrohet nga Ministria Kroate për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës në realizimin e Ekofondit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)