06 Maj 2024

Miratohet strategjia minerare e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 prill -  Në mbledhjen e Qeverisë sot është shqyrtuar dhe miratuar Strategjia  Minerare e Republikës së Kosovës për periudhën 2012-2025, dokument ky i propozuar nga MZHE.

Ministri Besim Beqaj ka thënë se qëllimi i kësaj strategjie është të krijojë kushtet për zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të sektorit minerar, i cili kontribuon në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Qeveria ka ndarë 325,000.00 (treqindenjëzetepesë mijë) euro për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të cilat do të përdoren për Projektet e  Shërbimeve për nevojat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin e Vendimit Përfundimtar Nr.03/36 të datës 07.09.2011 për shpronësimet në Autostradën Vërmicë-Merdare, Segmenti 5 Bellanicë, Temeqinë dhe Bllacë.

Po ashtu Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimet, korrigjimet dhe shpronësimet shtesë në Autostradën Vërmicë-Merdare, Segmenti 5 Bellanicë, Temeqinë dhe Bllacë dhe rrugën Gjakovë-Prizren, Zona Kadastrale Landovicë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)