28 Mars 2024

Minierat kiliane do të jenë më të sigurtat në botë

Londër, 19 tetor - Kili gjatë tre muajve të ardhshmë do t’i miratojë standardet më të larta botërore për sigurinë e minierave, pas shpëtimit dramatik të 33 minatorëve, publikoi presidenti kilian Sebastian Pinera.

Ai në intervistën për Bi-Bi-Si-në tha se Qeveria e Kilit ka nxjerrë mësimin më të madh nga katastrofa në të cilën minatorët për 69 ditë me radhë ishin të ngujuar nën tokë.

“Qeveria i analizoi të gjitha rregullat dhe vendosi që trefish ta rritë buxhetin për masat e sigurisë. Ndryshojmë gjithçka meqë e mësuam leksionin”, tha Pinera.

Presidenti i Kilit shprehet se shteti nuk mund të garantojë se fatkeqësi nuk do të ndodhin në të ardhmen, por mund të garantojë se do të bëjë çmos që të mos vjen deri te to.

Sipas tij, përgjegjësi të madhe mbajnë pronarët e minierave, të cilët nuk i respektojnë rregullat e sigurisë, që përfshinë edhe sigurimin e daljes së dytë nga miniera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)