28 Prill 2024

Mini Cooper ka tërhequr 250 000 makina

Prishtinë, 17 janar - Mini Cooper ka tërhequr 250 000 makina në të gjithë botës për një problem në pompën e ujit.

Problem i cili mund të çojë deri në shkaktimin e zjarrit. Makinat me probleme të Mini-t janë të modeleve Cooper S dhe JCW, të cilat janë prodhuar nga marsi i vitit 2006 deri në tetor të vitit 2010-të.

Mini – e cila disponohet nga gjiganti gjerman i makinave BMW – ka saktësuar se mos funksionimi i një qarku elektrik shkakton tej nxehje të ujit gjë e cila rrit rrezikun për shkaktim të zjarrit apo djegie.

Një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se deri tani ka pasur 4 raste ku Cooper S është përfshirë nga zjarri për shkak të këtij problemi.

Pronarët e këtyre makinave do ti dërgojnë letër distributorëve të Mini-t, të cilat më pas këta do të rregullojnë këtë problem.

Tërheqja e këtyre makinave vjen pak kohë pasi Mini kishte deklaruar shitje rekord për vitin 2011, mbi 285 mijë makina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)