03 Maj 2024

Minatorët e Trepçës në grevë, AKP kërkon ndërprerjen

Prishtinë, 18 korrik - Rreth 700 punëtorë të Trepçës kanë hyrë në grevë në shenjë pakënaqësie ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila e ka emëruar për ushtrues detyre, Eset Ujkanin.

Zëdhënësi i ndërmarrjes Trepça, Bislim Muça, tha se minatorët janë duke qëndruar në grevë.

“Minatorët e Trepçës dje në mëngjes kanë ndërprerë punën dhe nuk kanë hyrë në galeri të minierës. Ata janë irrituar nga vendimi i AKP-së që ka vendosur ushtrues detyre Eset Ujakanin, ata dëshirojnë që të vendosin në këtë detyre dikë që e njeh Trepçën dhe që janë punonjës së Trepçës”, theksoi ai.

Kjo gjendje e punëtorëve, sipas Bislim Muçës po vazhdon, por se pritet që kjo situatë të zhbllokohet gjatë ditës së sotme, pasi të ndërmerret ndonjë hap nga institucionet e Kosovës.

Minatorët kërkojnë që t’i vizitojë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-menaxheri Ferat Shala dhe një përfaqësues i Qeverisë.

Kompania Trepça aktualisht merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut, por është edhe ndërmarrje industriale. Aktualisht në kuadër të kompleksit industrial të “Trepçës” punojnë dy miniera: Stantërgu dhe Artana.

Nderkaq Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpreh shqetësimin e saj për grevën e organizuar nga grupe punonjësish në ndërmarrjen shoqërore Trepça, nën administrimin e AKP-së.

AKP edhe njëherë sqaron se pas pranimit të dorëheqjes së drejtorit menaxhues të Trepçës z. Ferat Shalës me efekt nga data 16.07.2012 dhe shkuarjes së tij në pushim vjetor, në bazë të ligjit të AKP-së drejtimi i përkohshëm i punës ditore, si ushtrues detyre i është kaluar zëvendësit z. Eset Ujkani.

AKP sqaron se emërimi i drejtorit të ri, do të bëhet përmes një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ku intervistimin e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i formuar prej akterëve relevant, përfaqësuesve të AKP-së, të Qeverisë dhe përfaqësuesve të punëtorëve në Trepçë.

AKP kërkon nga të gjithë punonjësit e ndërmarrjes Trepça që të vazhdojnë punën dhe të përmbushin detyrat dhe obligimet duke respektuar kontratat e tyre të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)