02 Maj 2024

Millhouse do të merret me nxjerrjen e arit

Moskë, 29 qershor - Kompani “Millhouse”, e kontrolluar nga Roman Abramoviç, ka nisur negociatat me një nga kompanitë më të mëdha minerare në botë “BHP Billiton” për krijimin e një ndërmarrje të përbashkët me qëllim të eksploatimit të vendburimeve të arit në Çukotkë (Chukotka).

Fjalë bëhet për potencialin e një prej vendburimeve më të mëdha të arit në Rusi - zonën Baimskoi mjaft të pasur me ar dhe bakër. Siç pritet, transaksioni do të zhvillohet para fundit të vitit.

Në këtë rast kompania anglo-australiane “BHP Billiton” do të marrë 75 % të aksioneve të ndërmarrjes së përbashkët, kurse 25% do t’i mbeten strukturave të kompanisë “Millhouse”.

Sipas mendimit të ekspertëve, nëse “BHP Billiton” do të merret me eksploatimin e vendburimit Baimskoi, ky do të bëhet një hop i madh në degën vendase të nxjerrjes së arit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)