02 Maj 2024

Mercedes paralajmëroi teknologjinë e S klasës për vitin 2025

Frankfurt, 27 nëntor - Njëra nga yjet më të mëdha të sallonit të sivjetmë të automobilave në Frankfurt ka qenë koncepti i Mercedes-it, ai F125, i cili me zgjidhjet e tij teknike dhe me dizajnin e paralajmëroi edhe “teknologjinë e S klasës për vitin 2025”.

Por, duket që blerësit nuk do të kenë nevojë të presin aq gjatë që të arrijnë deri te zgjidhjet e caktuara inovative.
 
Në fakt, nëse bazohemi sipas pohimeve zyrtare të prodhuesit gjeneratën e ardhme në vend të S, mund të emërtohet SF klasa. Arritja e këtij automobili në treg pritet gjatë vitit të ardhëm.

Njëra nga pajisjet më interesante është sistemi i drejtimit autonom të makinës që ia mundëson S klasës që vetë të ngasë në kushtet e trafikut të ngadalshëm dhe në shpejtësinë deri në 40 km/h.

Konkretisht, seti i tërë i kamerave dhe i censorëve të radarëve mbikëqyr pozitën e automobilit në krahasim me automobilat dhe objektet tjera, përkatësisht shpejtësinë e tyre, drejtimin që janë duke shkuar e të ngjashme.

Këtu gjendet edhe sisteme tjera të cilat do të jenë shumë të vlefshme për ngasësin. Sa i përket dimensioneve të këtij automobili të themi se ato do të jenë shumë të afërt me automobilat e sotëm. Bëhet fjalë për gjatësinë diçka më të madhe se pesë meta (5.010 në versionin standard dhe 5.230 mm në atë të zgjatur) me përjashtim të Pullman-it i cili do të rritet në rreth 5.680 mm.

“Mercedes” zakonisht me gjeneratën e re nuk prezanton edhe motorët e rinj por i transferon ata nga versionet ekzistuese me disa përmirësime të caktuara.

Ngjashëm do të jetë edhe në këtë rast ky bazën e motorikes do ta përbëjë ai 4-cilindërsh 250 CDI i marrë nga modeli i tanishëm, ndërsa do ta pasojnë motorët e rinj S300 Bluetec hibrid me 2.1-litra turbo me naftë me 205 KF dhe i cili do ta ketë edhe motorin elektrik me 20 KF.

Majën e ofertës me naftë do ta përbëjë ai V6 S350 CDI me S400 Bluetec hibrid me 3.0 V6 250 KF turbo me naftë dhe me 20 KF motorin e fuqishëm elektrik. Motorët me benzinë do të përbëjnë ata S500 V8 dhe S600 V12, sikur edhe bi-turbo V12 S65 AMG.

Të gjithë këta duhet të përmbushin Euro 6 normat. Shumica e motorëve të përmendur do të pajisen me ndërruesin 9-nivelësh automatik atë 9G-Tronicom, ndërsa sistemi “stop-start” dhe frenimi regjenerativ do të jenë pjesë e pajisjeve standarde të të gjitha modeleve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)