28 Prill 2024

Mercedes MLS konkurrenti i BMW X6

Alabama, 27 tetor - Kompanisë “Mercedes”, anëtari i familjes së tij “Daimler” edhe zyrtarisht i konfirmoi që në fabrikën e tij amerikane në Tuscaloosi në Alabama do të zgjerojë kapacitetet e tij prodhuese që të mund të prodhohet në të edhe një model, i pesti me radhë.

Për tani atje prodhohet M, R dhe GL klasa, ndërsa qe disa kohë është paralajmëruar edhe prodhimi i C klasës. I pesti megjithatë do të duhej të jetë një model plotësisht i ri në ofertën e “Mercedes-it”.

Bëhet fjalë për coupe-SUV crossover-in nën shenjën MLC apo GLS (varësisht nga burimi), ndërsa bëhet fjalë për konkurrentin e modelit të suksesshëm të BMW-së, atij X6.

Gjithsesi, që ky automobil do të bazohet në M klasën, sikur që X6 bazohet në modelin X5. Po ashtu, ky automobil do të ketë vend për katër udhëtarë, ndërsa ndikimin më të madh në stilin e tij do ta ketë modeli CLS.

Të dhëna teknike për tani nuk ka, por dihet që motoriken me siguri që do ta përbëjnë motorët me benzinë 3.5 V6 dhe 4.6 V8 si dhe motori me naftë 3.0 V6. Planifikohet edhe versioni hibrid dhe me naftë, derisa majën e ofertës do ta përbëjë versioni i AMG-së ai 5.5-litra turbo V8.

Arritja e MLC-së në treg pritet gjatë vitit 2015, ndërsa një vit më vonë kësaj dyshe gjermane do të duhej t’i bashkohej edhe anëtari i tretë, Audi Q6.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)