05 Maj 2024

Mercedes do të tërheqë 1 479 automjete me defekt në Kinë

Pekin, 1 korrik - "Beijing Benz Automotive" dhe dega e "Mercedes-Benz"-it në Kinë do të tërheqin 1 479 automjete në Kinë, për shkak të problemeve të airbag-ve.

"Beijing Benz Automotive" do të tërheqë 533 automjete GLA të prodhuara nga 25 tetor 2016 deri në 9 dhjetor 2016, sipas Administratës së Përgjithshme të Mbikëqyrjes së Cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës të Kinës.

Dega e "Mercedes-Benz"-it në Kinë do të tërheqë 946 automjete "A class", "B class", CLA dhe GLA të prodhuara në 8 gusht 2016 - 17 tetor 2016.

Tërheqja filloi dje.

Këto modele mund të kenë një sistem airbag me defekt, që mund të mos funksionojë kur ndodhin përplasje.

"Mercedes-Benz" do t'i zëvendësojnë pjesët me defekt pa pagesë.

Prodhuesit kinezë e globalë të automjeteve tërhoqën 4.49 milionë automjete me defekt në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 8.8 milionë në gjysmën e parë të vitit 2016. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)