28 Mars 2024

McLaren plane për prodhimin e një sërë makinash sportive

Londër, 28 mars - Kompania McLaren për prodhimin e makinave njoftoi planet për prodhimin e një sërë makinash sportive komerciale në një uzinë prodhimi në Britani. Kompania McLaren, që ka prodhuar tashmë makinën Formula Një, po i mbështet planet e saj në shpenzimet e ripërtëritshme pas rënies ekonomike globale për të shtuar kërkesën për ofertën e saj të parë, makinën MP4-12C.

Kompania synon të prodhojë deri në 1,000 makina të tipit 12C duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ron Denis, kryetari i kompanisë McLaren, thotë se ky projekt do të krijojë vende pune dhe do të stimulojë industritë e teknologjisë së lartë në Britani.

“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me makinat 12C, por me krijimin e një kompanie të tërë makinash. Në fakt, një tip i ri kompanie makinash, që do të prodhojë makina shumë të avancuara nga ana teknologjike. Kompania McLaren Automotive do të hapë vende pune të cilësisë së lartë dhe do të krijojë një fokus të ri në prodhimet e teknologjisë së lartë dhe anën e saj inxhinjerike në Britani”.

Shoferët e makinës Formula Një Jenson Button dhe Lewis Hamilton ishin të pranishëm për të dhënë mendimin e tyre.

“Është makinë shumë e rehatshme, por mendoj se përvoja në këtë makinë është interesante, ndoshta sepse kjo makinë ka një lloj tjetër sistemi suspensioni”.

Shoferi tjetër Jenson Button është i një mendimi me kolegun e tij.
“Më pëlqeu shumë edhe balanca që ka kjo makinë”, tha ai.

Blerësit e kësaj makine duhet të presin të paguajnë rreth 190,000 dollarë për makinën 12C.

Dhe kjo nuk është hera e parë që kompania McLaren prodhon makina të tilla të shtrenjta, por kjo është hera e parë që kompania hyn në tregun e makinave sportive.

McLaren nuk është e vetmja kompani makinash që njofton plane për t’i dhënë shtytje industrisë së goditur rëndë të makinave në Britani.

Nissan dhe Spyker njoftuan plane për të prodhuar modele të reja në Britani, ndërkohë që kompania Ford ka marrë fonde qeveritare për të prodhuar motorë makinash.

Investimet prej më shumë se 3.2 miliardë dollarësh amerikanë, që përfshijnë një makinë të re elektrike, një makinë të shtrenjtë sportive dhe motorë të mirë për mjedisin, do të bëjnë që të ruhen mijëra vende pune në Britani dhe të krijohen qindra të tjera.

Mbështetja financiare nga qeveria britanike ishte një faktor kritik  në investimet e gjelbra të kompanive Nissan dhe Ford, aspekt ky që ka të ngjarë të ndihmojë në zgjedhjet kombëtare të Britanisë, ku kandidatët rivalë gëzojnë një mbështetje thuajse të barabartë.

Prodhimi i përgjithshëm i manikave në Britani ra me 31 për qind vitin e kaluar në më pak se 1 milion makina, më pak se gjysma e prodhimit të viteve 70-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)