21 Maj 2024

Mazda thellon bashkëpunimin me Alfa Romeo

Milano, 19 shtator - Nga kompania “Mazda” kanë arritur informacione të reja për bashkëpunimin me “Fiat-in” italian, përkatësisht me brendin e tij, “Alfa-Romeo”.

Me herët kemi kuptuar se “Mazda” dhe “Alfa-Romeo” do të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe prodhimin e gjeneratës së ardhme të modeleve MX-5 dhe Spyder, por ky si duket do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit i cili pritet të thellohet në të ardhmen.

Para së gjithash risi paraqet informacioni që së pari bashkëpunimi do të drejtohet kah zhvillimi i platformës së lehtë në të cilën dy automobilat e përmendur më lart do të bazohen, por për shkak të motorikes së ndryshme dhe pajisjeve do të kenë çmime të ndryshme, dhe njëherësh nuk do të jenë konkurrencë e njëra-tjetrës.

Këto informacione vijnë nga ana e shefit të “Mazda-s”, Takashi Yamanouchi-t, i cili pra paralajmëron edhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Ky projekt do të duhet të shërbejë si njohje dhe për vlerësimin e partnerit në mënyrë që të shohin se çka mund t’ju ofrojë bashkëpunimi ndërmjet tyre.

Supozohet se bashkëpunimi i tyre i eventual në të ardhmen së pari të drejtohet kah zhvillimi i konstruksioneve të lehta dhe motorëve konvencional të vëllimeve të vogla, dhe ndoshta edhe tërheqjeve alternative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)