03 Maj 2024

Makineria dhe automjetet shtyllat kryesore të industrisë gjermane

Berlin, 31 dhjetor - Makineria, industria e automjeteve, elektroteknika, kimia dhe industria e përpunimit janë shtyllat kryesore të industrisë gjermane. Industria gjermane edhe këtë vit dëshmoi emrin e mirë. 

Kriza e borxheve nuk ka lënë pa prekur as sipërmarrjet më të fuqishme, thuhet në studimin e Institutit për Ekonomi Gjermane në Këln. Instituti ka bërë një anketë në 46 fushat më të rëndësishme për pritjet e industrisë gjatë vitit të ardhshëm.

Një është e qartë: gjendja tani është më e keqe se para 12 muajsh. Kështu përgjigjen 23 nga 46 shoqatat e anketuara.

\"Ajo që shihet në këtë kohë të turbullt është mungesa e përcaktimeve të qarta për zhvilimet e mëtutjeshme\", thotë drejtori i Institutit  Michael Hüther.

Eksperti me këtë do të thotë se këtu ka vend për optimizëm, megjithë uljen drastike të prognozave për zhvillimin e përgjithshëm gjatë vitit të ardhshëm.

Por në sektorët më të rëndësishëm të industrisë gjermane, si makineria, prodhimi i automjeteve dhe kimia priten rezultate të njëjta, apo të ngjashme me ato të këtij viti. 26 nga 46 shoqatat e industrisë kanë pritje pozitive për vitin e ardhshëm.

 Ato presin prodhime dhe të ardhura më të mëdha se këtë vit. Nëntë shoqata të tjera presin rezultate të ngjashme.

Por shumica është e bindur se kriza e borxheve do të frenojë edhe më shumë zhvillimin ekonomik. Po a thua gjermanët po ankohen në një nivel shumë të lartë?

\"Nuk është fjala për ankim por për pasiguri, sepse aktualisht nuk dihet saktësisht se si do të zhvillohen gjërat dhe në cilin drejtim mund të shkallëzojë kriza. Apo gjërat i kemi nën kontroll? A i ka politika gjërat nën kontroll? Kjo është edhe një temë politike\", pohon  Michael Hüther.

Ekonomia gjermane ka fituar mirë gjatë vitit 2011 dhe po përpiqet të evitojë mundësinë e humbjeve. 29 shoqata presin investime të njëjta sikurse këtë vit.

Ndërkohë që në 31 sektorë të industrisë pritet që numri i puntorëve të mbetet i njëjtë. Vetëm tetë degë kanë frikë nga mundësia e pakësimit të vendeve të punës.

\"Tregu i punës mbetet i relaksuar. Ai po relaksohet edhe më shumë për shkak të ndryshimeve demografike. Numri i të papunëve do të zvogëlohet edhe në qoftë se nuk shtohet numri i punëtorëve. Gjendja mbetet stabile që do të thotë se edhe konsumi privat mbetet në një nivel të lartë\", pohon ai.

Më pesimistë janë sektorët e financave dhe energjisë. Bankat dhe sigurimet po vuajnë nën pasojat e krizës financiare. Ndërkohë që tani duhet të kenë një bazë më të lartë të kapitalit të tyre.

Sa i përket sektorit të energjisë, ai po vuan pasojat e katastrofës atomike në Japoni. Tani duhet të orientohet drejt energjive të ripërtëritshme dhe duhet të modernizojë rrjetet elektrike.

Megjithatë Michael Hüther nxjerr një bilanc pozitiv të pritjeve nga viti 2012. Edhe tani po dëshmohet se ekonomia dhe eksporti gjerman janë në një gjendje shumë stabile. Rritja prej një për qind nuk është e madhe, por dëshmon se ekonomia e vendit është stabile dhe mund të zhvillohet edhe në kohëra krize, thotë ai.

Ajo që mund të ndryshojë disponimin tek familjet private është thellimi i krizës së euros dhe kriza e borxheve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)