05 Maj 2024

M-Class, modeli i ri i Mercedezit

Frankfurt, 17 dhjetor - Kompania ‘Mak Auto Star’, me rastin e 125-vjetorit të krijimit të Mercedes si kompani, prezantoi modelin më të ri M-Class.

Veç pamjes së jashtme modelin e ri ML e karakterizon teknologjia moderne me më shumë hapësirë për pasagjerët, shumë sisteme për sigurinë e pasagjerëve dhe komfort, duke pasur parasysh reduktimin e konsumit të karburantit dhe emetimit të CO2-it.

Në pajisjet e këtij automobili përveç tjerash ndodhen edhe stop-start sistemi, sistemi i regjenerimit të forcës së frenimit, 9-Air Bag, sistemi i mbikëqyrjes së shtypjes në goma, Mercedes-Benz Comand communication sistemi i kyçjes ne internet dhe shumë pajisje tjera moderne.

Ky ML, i ri do të jetë një tërmet për tregun dhe konkurrencën e automobilave të terrenit.

 “Siç e dini këtë vit e filluam me promovimin e një veture të jashtëzakonshme, të riun CLS, pasuan edhe disa promocione siç ishte ajo e disa modeleve të rinovuar siç është modeli C dhe SLK, për të promovuar dhe pak ditë më parë edhe B-Clas-in e ri dhe tani për fund ua prezantojmë anëtarin më të madh të risive në vitin 2011, ai është Mercedesi i ri ML.

Atë që e bën të veçantë këtë model është para së gjithash konsumi i motorit që është ulur për 25 për qind dhe për herë të parë në këtë segment të veturave luksoze është arritur shpenzim mesatar i karburantit prej 6 litrave në 100 kilometra dhe lëshim të CO2 prej 158 gramë në 100 kilometra”, tha Marko Jovanovski, drejtor i sektorit të shitjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)