30 Prill 2024

Lagjja Dardania dhe Lakrishtë mbesin pa ujë te pijshëm

Prishtinë, 10 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka bërë të ditur se  sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen "Dardania" në Prishtinë.

Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes "Dardania" dhe "Lakrishte".

Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin.

Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona.