02 Maj 2024

Krijohet kompania e përbashkët Changan-Pezho-Citroen

Shenzhen, 22 nëntor - U krijua në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore kompania e përbashkët Changan-Pezho-Citroen.

Kompania me investime kino-franceze, është projekti më i madh i automjeteve në Kinë me investime të përbashkëta.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, kompania Changan-Pezho-Citroen do të zbatojë strategjinë me shumë marka. Produktet e kompanisë do të përfshijnë tipet kryesore të markave kineze dhe franceze, si dhe të markës së përbashkët.

Krahas kësaj, do të krijohet edhe një qendër kërkim-zhvillimi, e cila do të fokusohet në produktet me teknologji të lartë dhe ato që mbrojnë më mirë mjedisin.

Siç mësohet, investimi fillestar do të jetë 8.4 miliardë juanë dhe kompania do të nisë prodhimin në mesin e vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)