06 Maj 2024

Konfiskohen dy kamione te operatoreve ilegale

Prishtinë, 6 prill - Procedura e konfiskimit të dy kamionëve me zhavorr,  të cilët janë ndalur nga pjestarët e  Policisë së Kosovës në luginën e Lumbardhit në Prizren, është kryer sot duke i dërguar të njejtit bashkë me zhavorr në Smerkovnicë.

Ky aksion është realizuar në kuadër të implementimit të vendimit Nr.2/46 të datës 02 Nëntor 2011 për ndalimin e eksploatimit të rërës dhe zhavorit në shtretërit e lumenjëve, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjëve.

Ndalimi dhe konfiskimi i këtyre kamionëve është bërë në bashkëpunim me inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, MMPH-së, komunës së Prizrenit dhe me asistimin e policies së Kosovës.

Konfskimi i këtyre dy kamionëve të markës Mercedes të kompanisë “Dili Commerce“ në Prizren, paraqet aksionin e radhës në drejtim të implementimit të këtij vendimi. Deri më tani, janë konfiskuar tre kamionë dhe një eskavator, që të gjithë nga operatorë ilegalë.

Prandaj, ua rikujtojmë të gjithë operuesëve ilegalë të rërës dhe zhavorit se ky aksion do të vazhdojë pandërprerë deri në implementimin e plotë të vendimit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)