01 Maj 2024

Komuna dhe “Trepça” bashkëpunojnë për projektet mjedisore

Mitrovicë, 27 prill - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe ata të  ndërmarrjes  nën menaxhimin e AKP-së “Trepça”, janë dakorduar për koordinimin e veprimeve sa i përket projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin.

U vlerësua se bashkëpunimi është esencial, meqë këto janë projekte shumë të kushtueshme.

Për këto dhe çështje të tjera të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, u bisedua në një takim të kryetarit të komunës, Avni Kastrati dhe menaxherit të “Trepçës”, Ferat Shala.

Ata u zotuan për të punuar bashkë me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në këtë komunë që ka trashëguar një gjendje të rëndë në këtë aspekt.

Kryetari Kastrati, tha se projektet që kanë të bëjnë me mjedisin janë tepër të rëndësishme, por shumë të kushtueshme andaj kërkohet bashkëveprim për realizimin e tyre. “Komuna do të përkrah të gjitha projektet e kësaj natyre, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira mjedisore”.     

Në anën tjetër, menaxheri i “Trepçës”, Ferat Shala, përmendi projektet që planifikohet të realizohen përreth lumit Sitnica, karshi parkut industrial.

“Planifikojmë që pas largimit të mbetjeve industriale të fillojmë realizimin  e një projekti shumë të rëndësishëm që përfshin rregullimin e shtratit të lumit Sitnicë, mandej krijimin e një hapësire të gjelbëruar në vend të mbetjeve industriale etj”.
 
Ai theksoi se është duke u punuar shumë që të zgjidhet problemi i mbetjeve industriale që paraqesin problemin më të madh sa i përket mjedisit në Mitrovicë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)