22 Maj 2024

Kompanitë japoneze pezullojnë punën e fabrikave të tyre në Kinë

kPekin, 18 shtator - Prodhuesi i elektronikës japoneze Panasonic do të pezullojë përkohësisht veprimtarinë e një prej fabrikave të tij në Kinë pas sulmit që pësuan dy prej fabrikave të kompanisë nga ana e protestuesve.

Kompania vendosi të mbyllë fabrikën e saj në Cindao deri më 18 shtator. Punën e tre fabrikave të veta do ta ndërpresë dhe kompania Canon.

Në Kinë java e dytë radhazi po vazhdojnë protestat e shkaktuara nga vendimi i Japonisë për t’u blerë ishujt e diskutueshëm me Kinën në Detin e Kinës Lindore pronarëve të tyre privatë japonezë.

Si rezultat i kësaj, u prekën një sërë kompanish japoneze, duke përfshirë këtu edhe prodhuesin e automobilave Toyota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)