03 Maj 2024

Jep dorëheqje Ferat Shala, menaxher i Trepçës

Prishtinë, 13 korrik - Menaxheri i përgjithshëm i ndërmarrjes "Trepça", Ferat Shala ka dhënë dorëheqje nga ky post.

 Në një deklaratë për media, Shala ka sqaruar se arsyet e dorëheqjes sime, kanë  të bëjnë me "angazhimet në punët akademike".

 Ai ka thënë se do të respektojë afatin ligjor prej 30 ditësh të qëndrimit në detyrë, në mënyrë që Aagjencia Kosovare e Privatizimit të ketë kohë ta zgjedhë menaxherin e ri.

 Gjiganti metalurgjik “Trepça”. që gjendet në Mitrovicë, është një ndër subjektet më të rëndësishme komerciale në Kosovë, dhe rrjedhimisht është ndërmarrja shoqërore më e madhe dhe më komplekse në mandatin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

 Në fund të vitit të kaluar, kjo ndërmarrje ka kaluar nën administrim të Agjiencisë Kosovare të Privatizimit, në bazë të ligjit për Riorganizimin dhe Likuidimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë, ku bën pjesë edhe Trepça, duke u larguar në këtë mënyrë nga menaxhimi i rregulloreve të vjetra të UNMIK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)