05 Mars 2024

Jaguar përgatit modelin elektrik XJ

Romë, 11 shkurt - Sipas pohimeve të burimeve të afërta më prodhuesit, Jaguar në bashkëpunim me Lotus ka shpikur dhe prodhuar versionin elektrik të modelit XJ, i cili aktualisht është në fazë të testimit.

Deri më tani nuk ka asnjë lloj të dhënash zyrtare për motorizimin e tij, autonominë e gjëra të ngjashme, megjithatë disa imtësira kanë rrjedhur në publik.

Merret vesh se modeli elektrik XJ do të ketë elektromotor me bateri litium-jon. Fuqia e motorit do të jetë rreth 200 kuaj fuqi, e momenti më i madh i rrotullimit rreth 400 Nm. Baterive do t\'u ndihmojë edhe motori 1.2 litërsh prej tre cilindrash me fuqi prej 50 kuaj fuqi i punuar nga ana e Lotusit.

Supozohet se autonomia e këtij automjeti do të jetë deri në 1.000 kilometra, derisa shpenzimi mesatar do të sillet në më pak se pesë litra për 100 kilometra të kaluara.

Duke marrë parasysh se strukturën bazë të modelit XJ e ndajnë edhe modelet e Range Rover pritet që kjo teknologji të bartet edhe tek ta në të ardhmen.

Tani për tani nuk dihet se kur ky automjet do të ofrohet në treg, ani pse dalja e tij duket të mos jetë në pikëpyetje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)