17 Maj 2024

Irlanda vendburim i naftës

Dublin, 11 tetor - Përvetësimi i vendburimeve në shelf do të çojë në një bum të naftës në Irlandë. Kjo është deklaruar nga Tony O\'Reilly, Kreu i kompanisë Providence Resources, e cila është e angazhuar në shpimin e tokës në Detin Irlandez.

Sipas vlerësimeve të Providence Resources, vetëm në vendburimin Barryroe mund të nxirren deri në 280 milionë fuçi naftë.

Tani nxjerrja e naftës në Irlandë nuk po kryhet dhe ajo është e detyruar t’i blejë lëndët hidrokarbure në vende të tjera.

Deti Irlandez mund të kthehet për Irlandën në atë ç’ka u bë Deti i Veriut për Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë.

Në këtë det nxjerrja e naftës filloi në vitet 1970, gjë kjo që çoi menjëherë në rritjen e mirëqenies në vendet që nxjerrin naftë atje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)