02 Maj 2024

Irani në vendin e 15-të në sektorin e prodhimit të çelikut

Teheran, 25 qershor - Sipas Organizatës botërore të Çelikut, Irani me prodhimin e mbi 6 milionë tonëve çelik që nga fillimi i këtij viti, ka arritur të zë vendin e 15-të në botë.

Në raportin e saj të fundit, Organizata botërore e çelikut ofroi informacione për gjendjen e fundit të prodhimit të çelikut në botë dhe deklaroi se Irani në 5 muajt e parë të vitit 2012 ka arritur të prodhojë 6.263 tonë çelik.

Sipas këtyre të dhënave, Irani gjatë muajit kaluar ka prodhuar 1.340 milionë tonë çelik dhe nëse vazhdohet me këtë sasi atëherë ai mund të zë edhe vendin e 14 në botë në sektorin e prodhimit të çelikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)