06 Maj 2024

Irani investon 30 miliardë dollarë në industrinë e naftës

Teheran, 7 prill - Ministri iranian i naftës bëri të ditur se Irani gjatë vitit 2012 në industrinë e naftës do të investojë rreth 30 miliardë dollarë.

Rostam Kasemi në një takim që zhvilloi dje me drejtorët e industrisë së naftës dhe ministrisë së naftës theksoi se kjo shumë investimi më tepër do të fokusohet në projektet e Parsit Jugor (në jug të Iranit).

“Viti 2012 do të jetë viti i lëvizjes së industrisë së naftës në sektorin e prodhimit dhe përdorimit të brendshëm.\"

Në anën tjetër Muhamed Reza Takajdi, drejtor i kompanisë për gërmime të naftës në Iran ditë më parë kishte thënë se me gërmimet në 24 burime të naftës prodhimi i naftës dhe gazit do të rritet dukshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)