19 Prill 2024

Inicohet themelimi i Shoqatës së Prodhuesve në OEK

Prishtinë, 5 tetor - Me iniciativën e Odës Ekonomike të Kosovës, sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Iniciativ për themelimin e Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, që përfshinë të gjitha degët e prodhimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mirëpritur kompanitë prodhuese vendore për rithemelimin e kësaj Shoqate duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen vazhdimisht.

Themelimi i Shoqatës së Prodhuesve në nivel të Kosovës do të ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e ambientit ekonomik për ndërmarrjet prodhuese vendore.

Krahas të gjitha problemeve, Kryetari Rafuna vlerësoj tej mase punën e prodhuesve, duke i cilësuar si akterë shumë të rëndësishëm në rritjen e punësimit, ngritjen e vlerave ekonomike e sociale, ngritjen e imazhit të vendit dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)