28 Mars 2024

Hyundai ix20, i gatshëm të pushtojë tregun evropian

Tokio, 14 tetor - Modeli i ri Hyundai ix20, i ka të gjitha karakteristikat një skulpture ‘fluide’ të filozofisë së dizajnit, nga kapaku i motorit, e deri te maska e prapme.

Edhe pse ende nuk ka aq shumë të dhëna zyrtare, informatat tregojnë se Hyundai ix20 i ri, do të jetë i mundur në dy variante të motorit, ai 1.6 litërsh benzinë me 125 kuaj fuqi dhe ai 1.4 litërsh me 89 kuaj fuqi, ndërsa sa i përket motorit me naftë, pritet të jetë ai i modelit i20 Hatchback.

Nga Hyundai bëjnë të ditur se modeli ix20 do të jetë udhëheqës në klasë sa i përket emetimit të gazrave CO2, ku do të jetë vetëm 114 g/km, ndërsa harxhimi prej vetëm 4.3 litra te motori me naftë, tregon se është edhe më ekonomiku në klasën e vet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)