03 Maj 2024

Gjermani, rekord i auto-industrisë

Berlin, 27 nëntor - Drejtues të shoqatës së industrisë së automobilave në Gjermani thonë se 2011-ta do të jetë viti më i suksesshëm në historinë e kësaj industrie.

Matias Vajsman, shef i kësaj shoqate, ka thënë se gjatë këtij viti do të prodhohen 5,9 milionë automobila, prej të cilëve 4,5 milionë do të eksportohen.

Në Gjermani këtë vit do të blihen mbi 3,1 milionë vetura të reja gjermane dhe të prodhimeve të jashtme.

Njëkohësisht, sikurse ka paralajmëruar Vajsman, këtë vit do të tejkalohen edhe të hyrat në qarkullimin e industrisë së automobilave nga viti 2010, të cilat ka qenë 317 miliardë euro.Industria e automobilave me dekada është njëra prej më të suksesshmet në ekonominë gjermane, ndërsa çdo i shtati vend i punës në Gjermani varet nga prodhimi i automobilave.

Në këtë shtet rreth 390.000 njerëz punojnë direkt në prodhimin e makinave, ndërsa edhe 360.000 të tjerë janë të punësuar në firmat të cilat prodhojnë pjesë dhe pajisje për auto-industrinë.

Megjithatë, Shoqata e industrisë së automobilave vlerëson se viti 2012 nuk mund të jetë i suksesshëm sikur 2011, pasi që vetëm në vendet e BE-së, Norvegji, Zvicër dhe Islandë, numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara për herë të parë në tetor ka rënë për 1,4 për qind.

Po ashtu, pritet që shitja e automobilave, në veçanti në vendet e kapluar nga kriza, do të vazhdojë të shënojë rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)