24 Prill 2024

General Motors: Shitjet u shtuan 21 për qind në muajin mars

Detroid, 2 prill - Prodhuesi më i madh i makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se  shitjet u shtuan thuajse 21% në muajin mars, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

General Motors është i pari nga prodhuesit e mëdhenj të makinave në SHBA që raportoi shitjet mujore.

Ekonomistët parashikojnë se dhe kompani të tjera makinash  do të raportojnë gjithashtu fitimet të larta, si rrjedhim i rimëkëmbjes ekonomike amerikane nga kriza më e keqe në dekada.

Shtimi i shitjeve mund të jetë pjesërisht rezultat i problemeve që detyruan kompaninë më të madhe, Toyota, të tërheqë nga tregu miliona makina për t’i riparuar.

Tojota, ofroi ulje çmimesh për makinat e saj, për të mbajtur të lartë numrin e shitjeve.

Në përgjigje të kësaj, edhe firma të tjera u detyruan të ulin çmimet dhe të ndërrmarin veprime të tjera për të nxitur shitjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)