01 Maj 2024

Gazsjellësi “Nabucco” nis të ndërtohet në vitin 2013

Moskë, 28 prill - Gazsjellësi “Nabucco”do të ndërtohet madje dhe në rast të daljes së disa pjesëmarrësve nga projekti, në veçanti, koncernit hungarez MOL.

Për këtë deklaroi Kryetari i Bordit drejtues të kompanisë austriake të naftës dhe gazit OMV Gerhard Reuss.

Nëse do të jetë e nevojshme kompanitë që hyjnë në konsorcium do të merren me shtrimin e linjës së tubacionit në territorin hungarez.

Gerhard Reuss nuk përjashtoi mundësinë e shkurtimit të gjatësisë së planifikuar të gazsjellësit: zbulimi i vendburimit të gazit në Detin e Zi zvogëlon nevojat e Evropës për burime energjie.

Gazsjellësi “Nabucco” me gjatësi rreth katër mijë kilometra planifikohet të shtrohet nga Turkmenia dhe Azerbajxhani në vendet e BE-së.

Ndërtimi i tij është planifikuar të fillojë në vitin 2013. Kësaj javë kompania hungareze MOL deklaroi se po tërhiqet nga projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)