19 Prill 2024

Francë, Grevat kanë bërë që të pakësohet karburanti

Paris, 17 tetor - Në aeroportin e Parisit ka rrezik të krijohet kaos për shkak të organizimit të protestave në gjithë vendin.

Rezervat me karburant në aeroportin Charles de Gaulle për shkak të bllokimit të furnizimit me kerozinë mund të arrijnë vetëm deri në fillim të javës, tha  Sekretari i shtetit për transportin, Dominique Bussereau.

Greva në rafineri ka çuar në vështirësi pikat e furnizimit. Të shtunën në gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare, rreth 850 mijë njerëz demonstruan kundër rritjes së planifikuar të moshës së daljes në pension nga 60 në 62 vjeç dhe kundër qeverisë së presidentit Nicolas Sarkozy.

Sindikatat flasin për tre milionë pjesëmarrës. Në 260 tubimet protestuese morrën pjesë shumë nxënës dhe studentë, të cilët  janë të shqetësuar për mundësitë e tyre për punësim në të ardhmen.

Kryetarja e Partisë Socialiste Martine Aubry i kërkoi Sarkozy-s që të ndalojë miratimin e reformës së pensioneve dhe të organizojë një tryezë të rrubullakët bisedimesh.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)