28 Prill 2024

Ford Fiesta ST debuton në Los Angelos

Los Angelos, 9 nëntor - Ford-i në panairin e sivjetmë në Frankfurt, ka prezantuar konceptin Fiesta ST, i cili ishte në versionin me 3 dyer, ndërsa tani pas dy javësh, versioni me 5 dyer i këtij modeli, do të debutoj në panairin e veturave në Los Angelos.

Sipas deklaratës së kësaj kompanie, Ford Fiesta është ende në fazën koncept, por vet fakti se ekzistojnë variantet me 3 dhe 5 dyer, dëshmojnë se do të ketë prodhim të tyre në të ardhmen.

Sikurse versioni me 3 dyer, edhe versioni me 5 i Fiesta ST, do të ketë motorin 1.6-litërsh EcoBoost me katër cilindra me 180 kuaj fuqi, por gjithashtu edhe versionin e motorit 2.0-litërsh EcoBoost me 250 kuaj fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)