28 Prill 2024

Ford EcoSport Crossover Concept me motor 1.0 litërsh

New Delhi , 12 janar - Ford-i për panairin e veturave në New Delhi “2012 Auto Expo”, ka përgatitur një befasi të llojit të vet – Crossover me motor 1.0 litërsh EcoBoost.

Duke marrë parasysh se ky Crossover me motor të vogël turbo do të jetë tejet ekonomik, por edhe i përshtatshëm ekologjikisht, shenja EcoSport duket ideale.

EcoSport Concept vjen në platformën e Ford Fiesta-s e cila me të gjitha parametrat bën pjesë në segmentin “B”. Disa ide të dizajnit janë marrë nga koncepti Evos, premiera e të cilit është mbajtur në panairin e Frankfurt-it, vitin e kaluar.

Kjo në rend të parë ka të bëj me maskën trapezoide të motorit. Ajo që gjendet nën këtë kapak, është motori 1.0 litërsh turbo-benzinë me injektim direkt të karburantit, i cili jep 120 kuaj fuqi, çka është e mjaftueshme. Të dhëna të tjera për momentin nuk ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)