02 Prill 2023

Fondi i rimbursimit, “BP” derdh 3 miliard dollarë

Londër, 10  gusht -Kompania naftënxjerrëse, British Petrolium (BP) derdh 3 miliard dollarët e parë në fondin e rimbursimit të të prekurve nga ndotja në Gjirin e Meksikës.

Bëhet fjalë për një fond prej 20 miliard dollarë të kërkuara nga administrata Obama për t’iu shpërndarë përsonave të cilët janë prekur nga ndotja e Gjirit.

Shumica e personave që do të përfitojnë nga ky fond janë aktivitetet turistike të cilat u dëmtuan nga ndotja si dhe peshkatarët.

Ndërkaq vetë presidenti amerikan, Barak Obama në një deklaratë të tijën pohoi se beteja për ndalimin e plotë të rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës është thuajse drejt fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)