05 Maj 2024

Ferronikeli nis marrjen e lejës për Mbrojtjen e Kontrollit të Ndotjes

Prishtinë, 29 mars - NewCoFerronikeli në bashkëpunim shumë të ngushtë më Ministrinë e Ambientit, ka nisur zyrtarisht procesin për të marrë lejën për Mbrojtjen e Integruar të Kontrollit të Ndotjes (IPPC).

Qëllimi kryesor i direktivave të IPPC  është priorizimi i përpjekjeve dhe veprimeve në lidhje me mjedisin në mënyrë sa më efektive.

Gjithashtu javën e kaluar, Ferronikeli zyrtarisht ka filluar procedure për të marrë certifikimin për ISO 14001. Rregullat ISO 14000 janë një varg udhëzimesh të krijuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim.

Këto rregulla janë të krijuara specifikisht për kontollin dhe monitorimin efikas të mbetjeve industiale. Versioni I fundit i ISO 14001 është publikuar në vitin 2004 nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim.

Kompania ka përqëllim që të përfundojë këtë process deri në fund të muajit Gusht të këtij viti.

Deri më tani, Ferronikeli ka investuar më shumë se 12 milionë Euro në fushën e ambientit.

Aktualisht jane duke u bere edhe disa investime tjeta që kapin vlerën rreth 3 milionë Euro, të cilët kanë përqëllim përmirësimin e filterave, process ky i cili pritet të përfundojë në Maj të vitit 2013. 

Ferronikeli është duke funksionuar në përputhëshmëri me të gjitha rregulloret dhe ligjet për ambientin, dhe në mënyrë konstante investon në paisjet e teknologjisë së fundit gjithashtu përmirëson paisjet të cilat vetëm ndodhen në fabrikë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)