01 Maj 2024

Feronikeli investon 12 milionë euro në sektorin e mjedisit

Prishtinë, 24 prill - Përfaqësuesit e NewCo Ferronikelit në një konferencë për media shpalosen investimet që janë bërë në Fabrikë sa i përket fushës së ambientit, kushtet e punës në përgjithësi me të cilat operon Fabrike dhe ju bë një vizitë Fabrikës në të gjithë sektorët.

“Sa i përket investimeve në sektorin e mjedisit  deri me tani kemi  bërë me shumë së 12 milion euro dhe vazhdimisht jemi duke investuar në këtë fushë. Së fundmi kemi lëshuar në funksion edhe Sistemin Mates Kontinual të Emisionit të pluhurit dhe gazrave” tha në konferencë Agron Veliu, ekspert për çështje mjedisore në Ferronikel.

Ai po ashtu shtoi se “Ferronikeli ka aplikuar për leje të integruar (IPPC) dhe është në negociata të vazhdueshme me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor rreth kësaj çështje. Pra, jemi kompania e parë në Kosovë që presim të pajisemi me këtë leje.”

Ai shtoi se Ferronikeli ka filluar edhe procedure për licencim ISO 14001 që ka të bëjë me ambient.

Ndërsa sa i përket trajtimit të ujërave të zeza qe derdhen në lumin Drenica, qe u paraqit si çështje shqetësuese nga gazetaret, Veliu shpjegon qe “Ferronikeli i ka te instaluar filtrat sa i përket trajtimit te ujërave te zeza, ndërsa ujin te cilin e përdor Fabrika edhe sistem i mbyllur.

Ai po ashtu shtoi se i vetmi ujë i cili derdhet ne lumin Drenica është ai nga reshjet atmosferike qe edhe pse nuk është i dëmshëm per mjedis ne kemi ne projekt qe veç kemi prezantua ne ministri qe edhe ujërat atmosferike t’i trajtojmë.

Ndërkaq ne pyetjen e gazetarëve sa i përket skories ne deponin e Sukes cfare po bën ferronikeli me trajtimin e saj, Veliu sqaroi se “Ne jemi duke vepruar sipas planit te cilin e kemi me pëlqimin mjedisor, pra posa te përfundoj pjesa aktive (deponimi i skories) do te mbyllet dhe do te rikultivohet sic ka ndodhur me pjesën tjetër te kësaj deponin e cila është mbyllur dhe rikultivuar.

Ndërkaq sa i perket  kushteve te punës ne Fabrike  këshilltari për media i Ferronikelit Ekrem Tahiri, tha se kujdes te vacant i kushtojmë kushteve dhe sigurisë ne pune.

Ai shtoi gjithashtu  se NewCo Ferronikeli operon konform ligjit te punës dhe ne perpikmeri mundohet ta respektoj.

Tahiri tha se Ferronikeli është një impiant qe mund te merret si shembull për te mire sa i përket kushteve te punës dhe kujdesit.

“Edhe përkundër këtyre ne kohen e fundit kemi marr një dënim nga Inspetoriati i Ministrisë se Punës te cilin e konsiderojmë te pa bazuar ne fakte. Ferronikeli ka bere një ankese ne shkallen e dyte ne Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ku ka paraqitur faktet e veta si dhe shkeljet qe janë bere me këtë dënim dhe presim qe vendimi i shkalles se dyte te jete i drejte”, shtoi ai.

Ndërlidhur me ketë, gazetaret bene një vizite ne Impiant për ta pare për se afërmi funksionimin e Sistemit për Matjen Kontiuale te Shkarkimit te Gazrave dhe për te pare kushtet e punës ne këtë fabrike.

Teksa demonstrohej  para gazetareve se si funksionon ky sistem Veliu nder tjera tha se “Ky është një sistem nga fjala e fundit e teknologjisë i cili bën matjen kontinuale te shkarkimit te tymtarëve dhe tash kemi një pasqyre te sakte sa i përket shkarkimeve”

Ndërsa për te pare kushtet e punës ne Fabrike u be një vizite ne te gjithë sektorët e fabrikës duke filluar nga procesi i përpunimit te xeheve dhe deri tek produkti final i nikelit.

Gjithashtu u vizituan edhe depot me mjete dhe pajisje per pune, departamenti modern i zjarrfikëseve dhe i ndihmës se shpejte si dhe klinika, zhveshtoret dhe mensa për ushqim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)