22 Maj 2024

Fabrika “Tefik Çanga” storie e suksesshme e privatizimit

Ferizaj, 4 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, vlerëson se procesi i privatizimit në Kosovë nuk duhet të ndalet edhe përkundër zërave që ky proces të ndërpritet. 

“Kombinati i drurit “Tefik Çanga” është një dëshmi e privatizimit të sukseshëm dhe se ky proces duhet të vazhdoi dhe të mos ndalet. Ka disa ndërmarrje të privatizuara që nuk kanë shkuar si duhet”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneve gjatë vizitës që i bëri këtij kompleksi  prodhues të mobileve.  Sipas kreut të AKB-së procesi i privatizimit duhet të ecën.

 “AKB-ja në kuadër të përpjekjeve  të saja për promovimin e prodhimeve vendëse vizitoi këtë fabrik edhe jemi impresinuar edhe me punën vitale që bëhet në fabrikën “Tefik Çanga” e cila ka investuar mbi dy milionë euro dhe ka punësuar mbi 150 persona”, tha Shahini.  Kjo fabrik ka shënuar suksese të mëdha ku po eksportojnë në disa vende.

Kryetari i AKB-së, shton se krahas prodhimeve të Kosovës duhet të përkrahet edhe procesi i privatizimit  dhe po shihen këtu rezultatet e mëdha.

Ai shtoi më tej se kjo fabrik  prodhimet e saja të mobileve i eksporton në shumë vende të rajonit dhe e cila do të zgjeroi tregun e shitjes. Është privatizuar në vitin 2007 ku kanë krijuar dhe vazhdojnë të krijojnë vende të reja pune.

“Kjo fabrik kërkon përkrahje institucionale nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Komunës së Ferizajt.  Investimet dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera ka  peshën e saj pozitive”, tha Agim Shahini. Ai shtoi se në Kosovë ka mundësi jo vetëm për investime, por edhe partneritet ndërmjet vendësve dhe bizneseve të huaja.  

Fabrika  përbëhet prej  tre investitorëve nga shtete të ndryshme nga Kosova, Maqedonia e Turqia dhe ka shënuar suksese pozitive. Prodhimet e kësaj fabrike janë të këruara edhe nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe tregu do të zgjerohet. 

Avni Geylan, aksionar në Kombinatin e drurit “Tefik Çanga”, tregoi se edhe përkundër investimeve  dhe sukseseve të mëdha që kanë shënuar, kanë probleme të shumta, si atë të hapësirës, mungesës së punonjësve profesional e problem tjera.  Ai tregoi se në këtë kompleks prodhues kanë të punësuar edhe persona me aftësi të kufizuara.

Naser Hoxha, drejtor general, tha se  kanë të punësuar 150 veta dhe shpresojmë që së shpejti të punësohen edhe 400 të tjerë. Të gjitha investimet janë të mënyrës vetanake dhe kërkojmë edhe ndihmën institucionale.

“Prodhimet tona i eksportojmë  në Gjermani, Itali, Maqedoni, Malë të Zi dhe Serbi dhe shpresojmë që të gjejmë edhe tregje tjera eksporti”, tha Naser Hoxha,

Edhe aksionari tjetër Nexhmedin Hoxha, tha se fabrika është revitalizuar dhe modernizuar. Ai  shtoi se janë të befasuar se prodhimet e tyre janë aq të kërkuara nga konsumatorët e shteteve të rajonit.  Ai tregoi se fabrikën e kanë blerë në procesine  privatizimit në vitin 2007 në vlerë prej 2.7 milionë eurove dhe kanë investuar edhe mbi dy milionë të tjera dhe rezultatet janë të kënaqshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)