18 Prill 2024

Ekzekutohet ndihma financiare për Trepçën

Prishtinë, 19 nëntor - Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Qeveri mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)