02 Maj 2024

Dhjetë automobilat më dizajnin më të keq

Londër, 16 nëntor - Bota e automobilizmit nuk ka në përbërjen e vetë vetëm pjesëtarë të cilët dallohen dhe rangohen sipas pamjes dhe dizajnit të bukur.

Në mesin e tyre ka edhe të tillë për të cilët prodhuesit janë tërë jetën pishman pse i kanë bërë.

Revista britanike “Telegraph” solli këto ditë listën e dhjetë automobilave më të shëmtuar të prodhuar ndonjëherë.

Thonë që bukuria fshihet në syrin e vështruesit dhe vlerësuesit, andaj nga fotografitë e ofruara vetë mund ta gjykoni se a është kjo listë e qëlluar.

Toyota Yaris Verso

Prodhuesi i njohur i automobilave nuk veçohet vetëm për automobila të bukur. Ka edhe të tillë si Toyota Yaris Verso i cili bie në sy për shkak të proporcioneve të pazakonta.

Ford Scorpio

I dyti si më i shëmtuari në këtë listë zuri vend Ford Scorpio. Në emisionin e njohur “Top Gear” ky automobil është përshkruar si bretkosë me gojë të hapur.

Rolls-Royce Camargue

Ishte njëri nga modelet më të shtrenjtë kur u hodh në shitje në vitin 1975. Por, kjo nuk ndikoi aspak që nga shumica ku automobil të cilësohet si shumë i shëmtuar.

Cadillac Escalade

Ndonëse ishte shumë i adhuruar nga futbollistët amerikan, kjo veturë u fut në këtë listë për shkak të dizajnit jo edhe aq të këndshëm për syrin e shumicës së blerësve.

FSO Polonez

Veturë shumë e lirë dhe tepër e lumtur. Ky ishe slogani me të cilin u lëshua në treg, por edhe pse i lirë, nuk doli aspak i mirë, dhe nga ai ikni blerësit “si prej dreqit”.

Perodua Kenari

Automobili i qytetit i cili u reklamua me një pompozitet të paparë deri më atëherë, por aspak nuk u shpagua. Mbeti një veturë e thjeshtë e cila nuk tërhoqi blerësit.

Lamborghini LM002

Edhe “Lamborghini” di të gabojë. Dëshmi e kësaj është modeli Lamborghini LM002 i cili gjynah që mban emrin e këtij prodhuesi, dhe kjo për shkak të pamjes së shëmtuar.

Fiat Multipla

Automobil i përkryer familjar, kështu pohonte prodhuesi i njohur “Fiat”. Por, ai nuk ishte aspak tërheqës për familjet dhe mbeti vetëm një makinë e pa shitur dhe “Fiat” i ra pishman që e prodhoi

Ssangyong Rodius

Kjo makinë disa herë është shpallur automobili më i shëmtuar i prodhuar ndonjëherë. Dhe kjo me plot meritë dhe këtë edhe ju vetë mund ta vlerësoni.

BMW X6

Makina e cila është kryqëzim i SUV-it dhe coupe-s do të mbahet në mend si një dështim total i disenjatorëve të prodhuesit të shkëlqyeshëm gjerman “BMW-së”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)