07 Maj 2024

Cross Coupe SUV, befasia nga Volkswagen-i

Frankfurt, 7 dhjetor - Që në ditën e parë të sallonit të automobilave në Tokio “Volkswagen” arriti t’i befasojë të gjithë me konceptin e ri dhe kështu për disa momente ta kthejë vëmendjen kah vetja dhe ta largojë nga prodhuesit “e trentë” vendas.

Emrin e plotë e ka Cross Coupe SUV, ndërsa paraqet bazën se si do të duket SUV modeli i ardhëm i bërë në CC stilin. Thënë më thjesht, bëhet fjalë për modelin i cili do të duhej të vendosej në platformën e shtëpisë së tij, atë MQB, derisa për nga pamja në masë të madhe do të duhet të ngjante me BMW X6 por në version më të zvogëluar.

Përndryshe, platformën e re e shfrytëzon gama e gjerë e modeleve, që nga gjenerata e re e Audi TT, e deri te Golf VII i paralajmëruar.

Cross Coupe e ka gjatësinë 4.345 mm, i gjerë është 1.868 mm ndërsa i lartë 1.523 mm, që sa i përket dimensioneve vihet ndërmjet Golf-it dhe Tiguan-it. Pastaj hapësira ndërboshtore i është madje 2.630 metra që është më shumë se sa i veturës së lartpërmendur të terrenit.

Në “VW” bëjnë be për aftësitë e shkëlqyeshme të këtij koncepti. Tërheqja është hibride, ndërsa e përbënë motori TSI me benzinë në kombinim me dy elektromotorë, më i dobëti para me 54 KF dhe 180 Nm dhe i fuqishmi me 114 KF dhe 270 Nm pas. Fuqia e kombinuar maksimale është 265 KF, mjaftueshëm që “sprint-in” deri në 100 km/h ta arrijë për shtatë sekonda dhe ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 201 km/h.

Dhe në fund të përmendim edhe tërheqjen e avancuar në të katër rrotat, ku boshtin e pasmë e vë në funksion motori elektrik, pra që mbushet me energji elektrike nga ana e elektromotorit të parëm i cili punon në mënyrën gjeneruese.

Me heqjen e pjesëve të caktuara në boshtin e pasmë “VW” fitoi hapësirë të dobishme për vendosjen e baterisë dhe njëherësh edhe uli peshën e makinës, por duke siguruar edhe renditur në mënyrë optimale masën ndërmjet boshtit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)