21 Maj 2024

British Petroleum refuzon pjesëmarrjen në “Nabucco”

Londër, 27 maj - Kompania britanike “British Petroleum” (BP) refuzoi të marrë pjesë në projektin e ndërtimit të gazsjellësit “Nabucco”, në të cilin ajo konsiderohej në rolin e furnizuesit kryesor të gazit.

Sipas planit të projektuesve, gazi i furnizuar nga BP, duhet të zinte më shumë se gjysmën e kapacitetit të “Nabucco”. Iniciatorët e projektit shpresonin se përveç gazit të Azerbajxhanit, të nxjerrë nga BP, ata do të jenë në gjendje të tërheqin lëndën e parë nga Turkmenistani dhe Iraku. Megjithse pas refuzimit të BP, projekti  “Nabucco” faktikisht nuk ka asnjë prespektivë.

Udhëheqja e BE-së e konsideronte “Nabucco” si alternativë të trajektores së transportimit të gazit në Evropë nëpërmjet Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)