26 Mars 2023

Britanezet padisin Volkswagenin lidhur me skandalin e lëshimeve

Londër, 5 dhjetor - Blerësit në Britani e kanë paditur kompaninë e prodhimit të makinave "Volkswagen"-in lidhur me skandalin e lëshimeve, i njohur gjithashtu si "Dieselgate".

Një prej avokatëve të tyre u shpreh se konsumatorët janë gënjyer nga një korporatë shumëkombëshe dhe ata duan që ajo të mbajë përgjegjësi.

"Në pjesë të tjera të botës, 'Volkswagen'-i ka dalë hapur dhe ka kërkuar falje. Kompania është gjobitur miliarda dollarë në ShBA. Në BE ata kanë thënë se nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe se nuk do të kompensojnë klientët tanë, dhe kjo është arsyeja pse janë sot këtu."

"VW" e pranon se 11 milionë makina të saj me naftë ishin të pajisur me softuer që i bënte motorët të nxirrnin më pak gaz gjatë testimit të lëshimeve.

Kompania thotë se hetimi në Britani është i pabazuar e se do të kundërshtojë me forcë çdo proces gjyqësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)