08 Maj 2024

BMW vjen me modelin e ri X4

Frankfurt, 26 shtator - Drejtori ekzekutiv i gjigantit të automobilave, Norbert Reithofer, konfirmoi se BMW X4 SUV do të dalë në treg në vitin 2014.

\"Ekipi ynë ka punuar shumë dhe tashmë ka krijuar një imazh se si do të duket BMW X4”, theksoi Reithofer.

Me sa duket, X4 do të ketë dizajn të ngjashëm me BMW X6, një model që është shitur shumë që prej prezantimit në vitin 2008.

BMW aktualisht shpreson për një sukses më të madh me modelin e ri X4, i cili do të bazohet mbi shasinë e provuar tashmë të X3.

Shefi i kompanisë gjermane konfirmoi se modeli i ri X4 do të jetë rreth 4.65 metra i gjatë – gjatësi e njëjtë me BMW X3.

Më shumë detaje mbi X4 do të bëhen publike në muajt që vijnë – pasi zyrtarët e brendshëm pranojnë se tani po punohet në këtë aspekt.

Në këtë mënyrë plotësohet edhe seria e BMW-së nga X3 në X6.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)